Reagimi i parë i katalanasve: Pse Barcelona e re do ndërtohet rreth Messit

schedule13:37 - 26 Gusht, 2020

schedule 13:37 - 26 Gusht, 2020

E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë lajmi më i diskutuar në Spanjë dhe jo vetëm. I fundit që ka reaguar është Ramon Planes, drejtori sportiv i katalanasve që zëvendësoi Eric Abidalin. Spanjolli thekson se argjentinasi ka ende një kontratë me klubi si dhe është i sigurtë se palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre.

“Messi ka ende një kontratë me ne. Leo dhe Barça i kanë dhënë shumë këtij sporti dhe shpresojmë që kjo dyshe të vazhdojë sërish së bashku. Ne po bëjmë të pamundurën që të gjejmë zgjidhjem më të mirë për të dy palët. E vërteta është se ne duam që Messi të vazhdojë të qëndrojë me ne,” deklaroi Planes në konferencën për shtyp.

“Nuk mund të bëjmë asnjë mosmarrëveshje në publik sepse as Messi as Barcelona nuk e meriton diçka të tillë. Ne po punojmë që ta zgjidhim çështjen Messi. Ajo çka ne duam që të ndërtojmë është një Barcelonë fituese me elementë të rinj përkrah lojtarit më të mirë në botë. Një cikël i ri po lind, por Messi ka mbështetjen tonë të plotë. Shpresojmë që me Trincaon dhe lojtarët e tjerë që do të vijnë të formojmë një ekip të denjë për tu rikthyer edhe më të fortë se më parë,” mbyll drejtori sportiv. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!