Kryeministri Edi Rama është kthyer pas në kohë, kur në krye të qeverisë ishte Sali Berisha. Ai ka kujtuar një deklaratë të Berishës ndaj ish prokurores Ina Rama, për të treguar sipas tij një rast presioni ndaj drejtësisë.
“Unë po flas për një parim shumë të thjeshtë. Mos i lini kusur kujtdo në anën që unë udhëheq kur ka llogari me drejtësinë. Jam i pari që e dëgjoj këtë gjë. Kush ha atë që s’i takon duke më ngrënë mua në shpinë nuk ka punë me mua. Që kjo punë të bëhet meqë te kjo parti e lidershipi i kësaj partie jo vetëm që kemi mbështetje maksimal atëherë po rrinë këtu.
Presionet këtu i bën tjetërkush. Nëse do të dish ça është presion mos shko shumë larg merr ça i kanë thënë një gjykatëseje. Prokurores së përgjithshme i kanë thënë lavire. Ky është presion. Më shumë sesa presion.
Thelbi këtu është i qartë duhet kapur demi për brirësh dhe këtu është e patolerueshme. S’mund të vazhdojë më kështu. Parashkrimi vlen për ato vepra fshehja e pasurisë por jo për korrupsion. Vetingu nuk është pushim nga puna”, tha Rama.
/abcnews.al