Çdo vrasës tjetër pas kryerjes së një krimi të tmerrshëm si ai i mbrëmjes së të premtes në fshatin Resulaj me tetë të vdekur, mendim të tij të fundit ndoshta do të kishte t’u përgjigjej lumit të sharjeve në llogarinë e tij në Facebook.
Kjo nuk ndodhi me Ritvan Zykaj, i cili teksa forcat e RENEA-s, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Delta Forcë ishin në ndjekje të tij, i fshehur ne një zonë me kallamishte në dalje të Selenicës, i shfrytëzoi orët e arratisë për t’ju përgjigjur sharjeve dhe mallkimeve të miqve dhe jo miqve të tij në Facebook.
Mllefit të komentuesve për dënim me vdekje, varje në litar apo mos-keqardhje edhe nëse policia e vret, Ritvan Zykja i përgjigjet me fyerje, aspak i penduar apo i keq-ardhur për krimin e kryer pak orë më parë ndaj familjarëve të tij.
Por kaq ka zgjatur edhe reagimi i tij. Para arrestimit ai është kujdesuar që ta çaktivizojë llogarinë e tij me emrin “Ritvan Vani Zykaj”, por jo profilin tjetër të tij “Upss Riti”, ku përdoruesit e rrjeteve sociale në orët e para pas krimit derdhën gjithë sharjet e mallkimet për të.
Në postimin e fundit në gjuhën spanjolle që mban datën 26 Mars ku shkruhet se “Nuk ka histori më të mirë se ajo që ne krijojmë për veten tonë”, komentuesit shfrytëzojnë çdo fjalë denigruese ndaj tij. Fyerjet janë më e pakta. Reagimi shkon deri në kërkesa tortura makabre.
Tv Klan