Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se komunikimi midis palëve është i vështirë por se do të vazhdojnë bisedimet, shkruan CNN
“Bisedimet do të vazhdojnë. Të gjithë po presin lajme. Këtë mbrëmje do të raportojmë rezultatin”, tha Zelensky në një video-mesazh.
Negociatori kryesor nga pala ukrainase në bisedimet me Rusinë tha se raundi i katërt po mbahet virtualisht. Ekipi negociator ukrainas ndodhet në Kiev, ndërkohë bisedimet e mëparshme u mbajtën në Bjellorusi.
“Palët kanë shprehur qëndrimet e tyre. Komunikimi po vazhdon por është i vështirë. Arsyeja e mosmarrëveshjes janë sistemet e ndryshme politike. Ukraina pretendon dialogun e lirë, ndërsa Rusia synon shtypjen dhe ultimatum e shoqërisë së saj”, tha negociatori ukrainas, Mykhailo Podoliak.
/abcnews.al