Raundi tjetër i negociatave midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara do të mbahet të shtunën. Ministri i Jashtëm holandez Kaspar Feldkamp tha gjatë një samiti të Bashkimit Evropian se bisedimet do të mbahen në Romë.
Nga Vjena, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi njoftoi se do të udhëtojë në Teheran brenda javës.
Është e rëndësishme të vazhdohet bashkëpunimi me IAEA në një kohë kur nevojiten urgjentisht zgjidhje diplomatike, i shkroi ai në një reagim në platformë X.
Sipas mediave të huaja vizita e Grosit në Teheran do të bëhet të mërkurën.
“Jemi të hapur për bashkëpunim, i bëjmë thirrjeve institucioneve për bashkëpunim. Ne ngelemi të angazhuar në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore pavarësisht statusit. Kemi bashkëpunuar në drejtim të shumë problematikave. Patjetër ka vend edhe për t’u përmirësuar ndoshta”, shtoi ai.
Irani dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që nga viti 1980, zhvilluan bisedime të shtunën e kaluar me ndërmjetësimin e Sulltanatit të Omanit për çështjen e programit bërthamor të Teheranit. Vendet perëndimore, të udhëhequra nga SHBA, dyshojnë se Irani po kërkon të marrë një armë bërthamore.