Raul Bravo: Lajme boshe. Darkon e kam mik për kokë, ka qeshur me lajmin

schedule13:09 - 20 Janar, 2020

schedule 13:09 - 20 Janar, 2020

Ish-mbrojtësi i Olympiacos, Raul Bravo ka reaguar pas akuzave se ai ka urdhëruar vdekjen e ish-sulmuesit serb, Darko Kovacevic. Spanjolli Bravo ka qenë një nga të dyshuarit kryesorë nga mediat në Serbi për sulmin që iu bë ish-sulmuesit të Juventusit. Ngjarja ndodhi në 8 janar të këtij viti në Greqi, ku Darko mbeti fatmirësisht vetëm i plagosur.

‘’Një revistë në Serbi ka shkruar se isha unë ai që e urdhërova vdekjen e Kovacevic. E vetmja gjë që revistat duan është të shesin sa më shumë dhe lajmi se unë kërkoja vdekjen e Darkos do të shiste dhe më shumë. Është një budallallëk i vërtetë, thjesht nuk ka kuptim,’’ tregon Raul Bravo për radion ‘Marca’s A Diario’.

‘’Po e përsëris dhe një herë se raporti mes nesh është shumë i mirë. Mesa di unë ai nuk kishte probleme dhe as Darko vetë nuk e di se si gjithë kjo ndodhi. Në shtëpi kanë qenë pak të frikësuar pas këtyre lajmeve. Por, unë shumë mirë e di se Darko ka qeshur kur i ka parë se çfarë kanë shkruar mediat. Pas dy ditësh nga ngjarja ne biseduam në telefon,’’ shpjegon spanjolli më shumë mbi situatën. /abcnews.al

Raul Bravo dhe Darko Kovacevic, kur luanin për Olympiacosin

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!