Ngjarja e rëndë në Këlcyrë të Përmetit, ku një 16-vjeçare është abuzuar seksualisht, ka përfshirë dy punonjës policie.
E mitura e cila është abuzuar seksualisht nga njerku I saj, me detyrë efektiv në komisariatin e Përmetit, është abuzuar gjithashtu edhe nga një tjetër punonjës policie në Tepelenë.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, pasi prapa këtyre raporteve intime fshihet një histori shantazhi.
Siç prokuroria e Gjirokastrës njofton zyrtarisht, të miturës I është bërë presion nga dy të tjerë për të filmuar momente intime mes saj dhe punonjësit të policisë së Tepelenës, Artur Ago.
Prokuroria e Gjirokastrës thotë se një media lokale dispononte një video ku dallohej një punonjës policie I cili gjatë bisedës me një vajzë të mitur kryente veprime me natyre seksuale.
Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se një 46-vjeçar I cili ka patur lidhje intime me adoleshenten dhe shoku I tij 26-vjeçar kanë ushtruar presion ndaj vajzës duke e kërcënuar që të zhvillonte një video regjistrimi në muajin gusht të këtij viti me Artur Agon, punonjës policie ne Tepelene.
Në këmbim të mospublikimit të videos, partneri I vajzës, 46-vjeçar dhe shoku I tij, tashmë të arrestuar, kanë kërkuar 12 mijë euro nga 53-vjeçari, efektiv I komisariatit të Tepelenës.
Nga ana e Policisë janë ekzekutuar deri më tani tre urdhra ndalimi, ndërsa 53-vjeçari Artur Ago ndodhet në Greqi, ku po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 celularë.
E mitura aktualisht është në kujdesin e familjarëve të saj, si dhe në monitorim të specialist të shëndetit mendor.
/abcnews.al

