Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se numri i personave të prekur nga COVID-19 ka shkuar në 146. Gazetari Aldo Kozarja në një lidhje më “ABC News” ka dhënë detaje për rastin e konfirmuar në Elbasan ku rezultoi i prekur një 62 vjeçar.
Sipas informacioneve të dhëna nga gazetari personi në fjalë është administrator i një pallati.
Rasti tretë i konfirmuar n Elbasan ka të bëjë e një 62-vjeçar administratoi i një pallati i cili prej disa ditësh kishte shfaqur simptoma. Dhe ditën e sotme pasa analizave është konfiruar me COVID-19.
Sipas informacioneve paraprake personi ka pasur kontakte me persona të tjerë. Kontaktet e tij kanë qenë të mëdha. Ndërkohë bashkëshortja e tij dhe dy djemtë kanë rezultuar negativ.
Gjithashtu gazetari Aldo Koazarja tha për abcnews.al se 62-vjeçari është vetëizoluar në banesën e tij.
Sipas informacioneve zyrtare po kryhet historiku i lëvizjes së 60-vjeçarit, por para 3 ditësh ky person ka qenë në një ambient të hapur.
/abcnews.al