Rasti i Salih Mustafës, dëshmon dëshmitari i radhës

schedule11:41 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 11:41 - 13 Dhjetor, 2021

Këtë të hënë po zhvillohet seanca e radhës ndaj Salih Mustafës, i akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime lufte. Sot do të dëgjohet dëshmitari i radhës në rastin e Mustafës.

Aktakuza ndaj Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai ngarkohet me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror.

Ai akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Mustafa në këtë seancë do të jetë i pranishëm me videolidhje. Prokuroria ka paralajmëruar se shumica e pyetjeve ndaj dëshmitarit duhet të shtrohen në seancë të mbyllur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!