Rasti i parë në La Liga, futbollisti i Valencia pozitiv me COVID-19

schedule11:57 - 15 Mars, 2020

schedule 11:57 - 15 Mars, 2020

Edhe La Liga preket nga Coronavirusi. Lojtari i parë që ka dalë pozitiv është argjentinasi i Valencia, Ezequiel Garay. Vetë lojtari e ka konfirmuar diçka të tillë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram” dhe tregon se është vetizoluar.

“Është e qartë që e kam filluar vitin 2020 keq. Kam dal pozitiv me Coronavirus. Ndihem shumë mirë dhe tani mbetet t’i kushtoj vëmendje këshillave të autoriteteve shëndetësore. Tani për tani do të izolohem”, shkruan Garay.

Real Madrid më parë është futur në karantinë për shkak të një lojtari të ekipit të basketbollit që ishte prekur nga COVID-19. Numri i të prekurve në Spanjë është rritur ndjeshëm ditët e fundit, duke e kthyer Coronavirusin në një problem serioz. /abcnews.al

 

Postimi i Garay

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!