Rasti i parë i të infektuarit më Covid në Europë, është zbuluar në Itali

schedule09:22 - 29 Nëntor, 2021

schedule 09:22 - 29 Nëntor, 2021

Sipas të dhënave, rasti i parë i variantit të ri është zbuluar në Itali rreth një javë më parë. Konkretisht, italiani i parë që rezultoi pozitiv për variantin e ri të koronavirusit Omicron rezultoi negativ përpara fluturimit të tij.

Ai bëri një test PCR përpara se të hipte në një fluturim nga Maputo, Mozambik dhe rezultoi negativ. Sipas Sky News, ai mbërriti në Romë më 12 nëntor. Disa ditë më vonë, burri, i cili është punonjës i kompanisë së naftës Eni, fluturoi në Milano për një ekzaminim mjekësor.

Ai mori një makinë me qira, qëndroi natën në një hotel dhe darkoi në një restorant, përpara se të shkonte në spital të nesërmen në mëngjes për procedurën.

“Gjatë udhëtimit kam respektuar rregullat e distancimit social dhe masat që janë të njohura për të gjithë”, tha burri. “Shkova në San Donato Milanese për kontrollet e planifikuara shëndetësore të kompanisë dhe në të njëjtën kohë bëra një test PCR të Covid të nevojshëm për fluturimin tim për në Maputo,” tha ai.

“Pasi mora përgjigjen se testi ishte pozitiv, u izolova në shtëpinë time”, tha ai.

Pesë anëtarët e tjerë të familjes së tij, gruaja, dy fëmijët, nëna dhe vjehrra, gjithashtu rezultuan pozitivë me Covid. Studiuesit po përpiqen të konfirmojnë nëse edhe ata janë të infektuar me variantin Omicron.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!