Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rasti i humbur, Aubameyang: Lashë skuadrën në baltë, nuk e di çfarë ndodhi

schedule13:17 - 28 Shkurt, 2020

schedule 13:17 - 28 Shkurt, 2020

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, foli pas ndeshjes ndaj Olumpiakos dhe më shumë u ndalua te rasti i artë që humbi në sekondat e fundit, rast që rezultoi dhe fatal për Arsenalin, duke u eliminuar nga UEFA Europa League.

“Është shumë zhgënjyese. Çfarë mund të them? Është shumë e vështirë dhe një realitet i hidhur” shpjegoi Aubameyang për BT Sport. “Ishte përsëri një ndeshje e vështirë, ashtu si në Greqi. Goli i minutës së fundit ishte fatal për ne dhe ky është futbolli.

Rasti i humbur? Unë as nuk e di si ndodhi, ndihem shumë, shumë keq. Kjo mund të ndodhë në futboll, por nuk e di se si e humba atë rast. Unë isha i lodhur dhe kisha një problem fizik, por nuk është një justifikim. Më duhet ta shënoj atë gol, i lashë shokët e skuadrës në baltë”, përfundoi kapiteni i Arsenalit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!