Rasti i familjes spanjolle, Rama: Barbari goditi kodin e shenjtë të mikpritjes

schedule21:30 - 16 Gusht, 2019

schedule 21:30 - 16 Gusht, 2019

Familjen spanjolle që ra pre e një konflikti me pronarin e restorantit në Porto Palermo. Lidhur me rastin ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një shënimi në Facebook shkruan:

“Barbari që goditi miqtë spanjolli, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithëve? Mikpritja është fuqia më e pakonkurueshme e turizmit shqiptar, e cila mbresën të gjithë të huajve që na vizitojnë dhe përtej defekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë? Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri?Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë?”.

Ndërsa më herët familje e ka vizituar ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Në profilin e tij në Facebook, Klosi shkruan:
“Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!