Rasti Agimi Kajmakut, PD publikon vendimin e gjykatës greke

schedule19:17 - 17 Shtator, 2019

schedule 19:17 - 17 Shtator, 2019

Partia Demokratike ka publikuar një vendim të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda të Janinës në Greqi, që mban datën 12 Shtator 2019, ku Jorgo Toto, sipas PD, Agim Kajmaku shpallet i pafajshëm. Sipas PD vendimi që ka ardhur pasi Kajmaku e ka apeluar vendimin e dënimit të tij në vitin 2003 për pastrim parash.

“Seancat gjyqësore për Jorgo Toton e Bashkisë së Vorës, të zhvilluara në Janinë për 4 ditë, u japin fund zvarritjeve të Prokurorisë për zbulimin e identitetit të kandidatit të Edi Ramës. Megjithëse i dha kohë të sigurojë që nuk futet në burg në Greqi duke mbyllur çështjen atje, Agim Kajmaku ka punë me ligjin shqiptar”, shkruan sekretari i PD, Gazment Bardhi në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka postuar dhe vendimin e gjykatës greke për Kajmakun.

Sipas Bardhit, Agim Kajmaku me emrin Alias Jorgo Toto ka qenë me proces penal të hapur në Greqi dhe me urdhër arresti në fuqi, siç denoncoi PD.

Bardhi thotë se Agim Kajmakut, nuk i lejohej nga ligji i dekriminalizimit të kandidonte për kryetar bashkie dhe se ai ka gënjyer në Formularin e Dekriminalzimit, duke kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Sipas PD, për këtë arsye Kajmaku duhet të shkarkohet nga detyra dhe të arrestohet për shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizimit dhe mashtrimin e qytetarëve shqiptarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!