Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rastet me Covid-19 dyfishohen çdo pesë ditë në Francë

schedule09:21 - 13 Korrik, 2021

schedule 09:21 - 13 Korrik, 2021

Rastet me koronavirus në Francë po dyfishohen çdo pesë ditë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë në vend Olivier Veran. Deklarata e tij vjen një ditë pasi presidenti i vendit Emmanuel Macron njoftoi masat e reja me të cilat do të luftohet varianti Delta i koronavirusit.

Si pjesë e këtyre masave, vaksinimi për punonjësit e shëndetësisë do të jetë i detyrueshëm kurse në restorante e bare do të lejohen vetëm persona të vaksinuar ose ata që rezultojnë negativë për koronavirusin.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Franca numëron 5,8 milionë të infektuar dhe 111,353 viktima. s.b/abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!