Klubet e Serie A kanë rënë dakord për përfundimin e këtij kampionati dhe 18 maji është zgjedhur si data kur do të rinisin stërvitjet e plota. Skuadra të ndryshme të Serie A janë rikthyer në fushë dhe kanë filluar përgatitjet e parë individuale.
Gjithsesi, koronavirusi vazhdon të infektojë futbollistë të skuadrave italiane. Fiorentina dhe Sampdoria janë ndër më të prekurat. Skuadra nga Firence numëron 3 lojtarë pozitivë dhe 3 pjesëtarë të tjerë, ndërsa katër lojtarë të infektuar ka Sampdoria dhe një Torino.
Situatë e komplikuar, por Milani nuk heq dorë nga rifillimi i kampionati, qëndrim që konfirmohet nga fjalët e kreut të kuqezinjve. “Pozicioni im është i qartë, e kam shprehur edhe në Ligën Italiane, unë dua që kampionati të përfundojë.
Duam të mbërrijmë në fundin e këtij sezoni, është e mundur dhe e mundshme. Vendimi përfundimtar nuk varet nga klubet dhe as nga Liga, është qeveria q% do vendosë për diçka të tillë”, konfirmon Paolo Scaroni për Olympialex. /abcnews.al

