Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot tre raste të reja me të infektuar në Elbasan. Mësohet se rastet e sotme pozitive janë në radhët e bluzave të bardha.
Gazetari Aldo Kozarja bën të ditur për abcnews.al se të infektuar janë konkretisht dy infermiere dhe një mjek.
Infermieret janë te maternitetit, ndërsa mjeku është i një qendre shendesore në Elbasan.
Ndërkaq, në spitalin e Elbasanit është mbyllur reparti i Gjinekologjisë. Lajmin e konfirmoi në një intervistë për Abc News edhe mjeku pediatër Kujtim Ibrahimi, i cili po ashtu është infektuar bashkë me bashkëshorten dhe janë karantinuar në shtëpi.
Nga ana tjetër, ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 90 raste të reja dhe dy humbje jete në spitalin Infektiv. /abcnews.al