Zbardhen rastet e reja të infektuara me COVID në 24 orët e fundit në Berat. Janë 47 raste në rang qarku nga të cilët 25 në Berat, 11 në Urën Vajgurore, 5 në Kuçovë, 4 në Skrapar dhe 2 në Poliçan.
11 nga rastet e reja janë identifikuar në disa institucione, ndërsa 36 rastet e tjera rezultojnë të jenë raste kontakti, mes tyre të rinj dhe pensionistë. Berati numëron 861 raste aktive me COVID aktualisht.
Shpërndarja e rasteve të reja me COVID në Berat
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani”,
-1 mësuese në shkollën e mesme të muzikës “Ajet Xhindole”,
-1 mësues në shkollën mekanike “Stiljano Bandilli”.
-4 nxënës në shkollën mekanike “Stiljano Bandilli”.
-2 infermiere në Qendrën Shëndetësore në fshatin Rroshnik,
-1 infermiere në Qendrën Shendetësore në fshatin Samaticë,
-1 infermiere në Qendrën Shëndetësore në fshatin Kutalli.
/mv.abcnews.al