Italia i është bashkuar listës së vendeve që kanë ndaluar lëvizjet për personat që vijnë nga India.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ishte ai i cili nënshkroi urdhrin për të ndaluar ardhjet nga Delhi.
“India aktualisht është vendi me i preku nga koronavirusi dhe kjo është edhe arsyeja që ka sjellë një vendim të tillë”, ka thënë ministri i shëndetësisë.
Ai gjithashtu bëri me dije se kushdo që ka qenë në Indi 14 ditët e fundit dhe aktualisht ndodhet në Itali duhet të kryejë testin për Covid.
/abcnews.al/