Rastet e korrupsionit/ Dumani kritikon institucionet: Doganat apo tatimet duhet të kenë referime në SPAK

schedule12:39 - 14 Prill, 2025

schedule 12:39 - 14 Prill, 2025

TIRANË- Kryetari i SPAK, Altin Dumani, kritikoi institucionet e vendit, që sipas tij nuk raportojnë sa duhet raste korrupsioni.

Ai theksoi se shifrat e referimit nga institucionet janë tepër modeste.

Ai pohoi se doganat dhe tatimet duhet të kenë referime në SPAK.

Anëtari i KLP-së Zeqir Hodaj:  Mendoni se kemi të bëjmë me mungesë të vullnetit të drejtuesve te institucioneve qe nuk referojmë në SPAK, apo kemi mungesë ligjore?

Kreu i SPAK Altin Dumani: Shifrat flasin vete, fakt është që ka ulje të numrit të referimeve nga institucionet shtetërore. Parashikimet ligjore janë të qarta, kush konstaton krim duhet ta kallëzojë. Marr në konsiderate kallëzimet e qytetarëve dhe rritjen e procedimeve te riregjistruara kryesisht, dhe mendoj qe institucionet e rëndësishme si doganat apo tatimet duhet te kenë referime, sepse mendoj që nuk mund të jetë 0 rasti i referimeve për korrupsion/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!