Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Rastet ditore rriten me 30% në Turqi, autoritetet paralajmërojnë për përhapjen e shpejtë të Omicron

schedule07:49 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 07:49 - 28 Dhjetor, 2021

Rastet ditore me koronavirus në Turqi janë rritur me 30 për qind të hënën. Autoritetet e Shëndetit në vend raportuan se në 24 orë u regjistruan 26,099 të infektuar. Kjo raportohet të jetë rritja më e madhe për këtë vit ndërsa ministri i shëndetësisë paralajmëroi për përhapjen e shpejtë të variantit Omicron.

Rastet ditore të Turqisë kanë qenë nën ose rreth 20,000 në dhjetor, nga rreth 30,000 në tetor. Numri i vdekjeve nga koronavirusi ra në 157 të hënën nga 173 që u regjistruan një ditë më parë.

“Varianti Omicron po përhapet më shpejt se variantet e tjera”, shkroi ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter të hënën vonë.



“Duhet të jeni të kujdesshëm dhe të merrni dozën përforcuese të vaksinës.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!