Netflix ka fshirë filmat me protagonist Johnny Deep. Megjithëse nuk ka patur asnjë deklaratë zyrtare nga gjigandi i transmetimit në SHBA, fansat vunë re se diçka nuk shkonte kur u përpoqën të kërkonin emrin e yllit hollivudian në motorin e tyre të kërkimit. Ky vendim vjen pas akuzave të fundit për abuzim fizik dhe emocional ndaj ish gruas Amber Heard.
Depp humbi gjyqin ndaj gazetës britanike “The Sun” pasi e cilësoi si një “dhunues gruaje” në një artikull të botuar pak kohë më parë. 57-vjeçari ndërmori veprim ligjor kundër kompanisë mëmë të gazetës, News Group Newspapers (NGN), mbi artikullin që i referohej disa provave që vërtetonin se ka dhunuar Heard gjatë marrëdhënies së tyre.
Në nëntor, gjykata hodhi poshtë pretendimim se artikulli i gazetës ishte “thelbësisht e vërtetë”. Aktori njoftoi gjithashtu dhe largimin nga filmi “Fantastic Beasts”, ku nuk do të interpretojë më rolin e Gellert Grindelwald. /abcnews.al