Rastësi apo e planifikuar?! Shpati Lena u ekzekutua në ditën e lindjes, atentati me 2 të vrarë në Vlorë, shoqërohen 15 persona

schedule10:46 - 19 Gusht, 2022

schedule 10:46 - 19 Gusht, 2022

Policia e Vlorës ka shoqëruar të paktën 15 persona të cilët dyshohen se mund të kenë dijeni për atentatin e djeshëm ku mbeti i vrarë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.

Lena 37 vjeç dhe Xhezo, 34 vjeç u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në autostradën Levan-Vlorë paraditen e 18 gushtit në afërsi të mbikalimit të Panajasë.

Gazetarja e Abc, Xhensila Kodra mëson se Geno alias Shpati Lena ditën e djeshme, kur u ekzekutua kishte ditëlindjen. Ai bashkë me shokun e tij, Xhezon ishte nisur drejt burgut të Lushnjes.

Në mjet iu gjetën rroba dhe ushqime, që mendohet se do t’ia çonin Eduard Xhezoz, vëllai i Hakim Xhezos.

Eduardi është dënuar  me 15 vite burg për vrasjen e Arben Beqirajt më 2019 në plazhin e Vlorës.

Lexo edhe: I ndoqën dhe i zunë pritë, si u ekzekutuan për 120 sekonda Lena dhe Xhezo në Vlorë, gabimi që nuk u shpëtoi vrasësve

Ditën e djeshme, si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen është shoqëruar edhe djali i Arben Beqirajt.

Sakaq burime nga policia konfirmojnë se janë duke u këqyrur kamerat e sigurisë deri në momentin e daljes në autostradë për të parë lëvizjen e mjetit ku po udhëtonin dy viktimat por edhe të mjetit tjetër “BMW” që u gjet e djegur, çka mund te japë informacion për autorët e krimit.

Ndërkohë po ashtu kontrolle nga policia janë kryer gjate gjithë ditës së djeshme edhe në mbrëmje në banesa të ndryshme.

Grupi hetimor është duke verifikuar lëvizjen e dy viktimave edhe një dite para atentatit, pasi mund te çojë në dëshmitarë që mund të japin sadopak informacion për ngjarjen.

Makina e autorëve ka qenë me xhama të zinj. Mësohet se autorët kanë mbajtur kapuç për të mos u dalluar. Drejt viktimave është qëlluar me dy kallashnikovë dhe dyshohet se i treti ishte për siguri.

Deri më tani nga policia nuk ka ende gjurmë mbi autorët që dyshohen se mund të jenë me pagesë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!