Raste të reja me koronavirus në La Liga, preken dy klubet spanjolle

schedule17:17 - 14 Gusht, 2020

schedule 17:17 - 14 Gusht, 2020

Betis po përgatitet për të nisur fazën përgatitore në Marbella dhe të gjithë pjesëtarët e klubit andaluzian i janë nënshtruar testeve mjekësore pasditen e djeshme.

Sot kanë dalë përgjigjet, që kanë konfirmuar dy futbollistë pozitivë me Covid-19. Betis ka njoftuar autoritetet, teksa lojtarët janë izoluar dhe kanë nisur karantinën.

Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, ata janë asimptomatikë dhe po presin testet e radhës me shpresën për ta kaluar sa më shpejt këtë moment të vështirë.

Një lojtar është infektuar edhe te Villareal. “Nëndetësja” e verdhë, që siguroi kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm, është goditur nga pandemia dhe i prekuri është izoluar menjëherë. /abcnews.al