Raste të reja me Covid 19 në Malin e Zi, rritet numri i të infektuarve

schedule12:58 - 23 Qershor, 2020

schedule 12:58 - 23 Qershor, 2020

Tetë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të martë në Malin e Zi. Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi (KÇG), Jevto Erakoviç, bën me dije se deri më tani 51 raste janë aktivë me koronavirus.

Kemi tetë pacientë të diagnostikuar rishtas me COVID-19, që do të thotë se 51 raste janë regjistruar në Mal të Zi. Instituti i Shëndetit Publik do të njoftojë se nga janë pacientët. Aktualisht janë 10 pacientë në trajtim. Një pacient ka një gjendje të rëndë klinike dhe është në një respirator. Ndërkohë edhe një tjetër u pranua mbrëmë për shkak të përkeqësimit të gjendjes”, ka thënë Erakoviç.

Ai ka vlerësuar se papërgjegjësia e individëve dhe grupeve të caktuara reflektohet në numrin e pacientëve./abcnews.al