Raste me COVID-19 te Milani? Scaroni: Ka disa, i ka prekur në mendje

schedule09:58 - 9 Maj, 2020

schedule 09:58 - 9 Maj, 2020

Paolo Scaroni, presidenti i Milanit, pas lajmeve në Itali se te kuqezinjtë janë fshehur të dhënat për ata që janë prekur nga koronavirusi, ka folur dhe ka ironizuar. Kreu klubit italian thekson se virusi ka prekur mendjet e disave, ndërkohë që bën thirrje që të vijojë jeta normalisht.

“Ne kemi disa lojtarë të infektuar në mendje, kurse Paolo dhe Daniele Maldini po rikuperohen mirë. Milanello është hapur dhe kemi filluar stërvitjen, duke mbajtur distancën e nevojshme. Po bëjmë hapat e parë drejt rifillimit.

Duhet të mësohemi të jetojmë me virusin dhe kjo vlen edhe për futbollin. Nuk është e mundur që të mos bëjmë asgjë derisa shkalla e infeksionit të jetë zero. Në fund të fundit ne mund të miratojmë formulën gjermane, që i vendosa në karantinë ata që janë të sëmurë, kurse të tjerët vazhdojnë”, ka deklaruar Scaroni në “WarRoom”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!