Futbolli gjerman është gati për t’u rinisur. Skuadrat kanë nisur seancat stërvitore dhe të merkurën pritet të merret vesh data e rifillimit të kampionatit. Plan që mund të vihet në dyshim, pasi një tjetër rast me koronavirus është regjistruar.
Erzgebirge Aue garon në Bundesliga 2, aty ku renditet në vend të tetë, teksa një pjesëtar është infektuar me COVID-19. Klubi gjerman ka reaguar menjëherë dhe ka marrë masa, duke vendosur skuadrën në karantinë.
Të gjithë futbollistët dhe stafi teknik, janë urdhëruar të izolohen në shtëpitë e tyre. Stërvitja është ndërprerë dhe situata tek Erzgebirge Aue është absurde, pasi askush nuk mund të stërvitet këto ditë. /abcnews.al
#Veilchen ab sofort in häuslicher Quarantäne – Grund für die Entscheidung ist ein positiver Corona-Test bei einer Person aus dem Funktionsteam, welcher sich nach der zweiten Test-Reihe ergeben hat. ? https://t.co/U0V9OTAlXT pic.twitter.com/BA91kQpYBG
— FC Erzgebirge Aue (@FCErzgebirgeAue) May 5, 2020