Covid-19 edhe te Marseille. Një lojtar i ekipit francez ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer përpara miqësores së mbrëmjes së sotme ndaj Saint-Etienne.
Klubi francez nuk zbulon emrin, por raporton se i infektuari ka qenë në kontakt të ngushtë me lojtarët e tjerë të ekipit të parë.
L’Equipe shkruan se Boubacar Kamara dhe Duje Caleta-Car nuk janë grumbulluar me ekipin, dhe njëri prej tyre është lojtari që ka rezultuar pozitiv. /abcnews.al