Rast i “artë” për Brojnë, “bomberi” shqiptar i vetmi sulmues aktiv te “Blutë” e Londrës

schedule10:36 - 8 Janar, 2024

schedule 10:36 - 8 Janar, 2024

Vetëm disa ditë më parë, prestigjiozja britanike, “The Athletic” publikoi një artikull dedikuar tërësisht “yllit” të Kombëtares sone, Armando Broja, ku thuhej se me largimin e “bomberit” senegalez, Nicolas Jackson drejt Kupës së Afrikës, 22-vjeçari mund të kishte mundësinë “e artë”, për t’u kthyer në një titullar stabël dhe këto “thashetheme” janë përforcuar edhe më shumë.

Kjo për shkak të dëmtimit të ri, të “fantazistit” francez, Christopher Nkunku, me këtë të fundit, që vetëm para 3 javësh u rikthyer në dëmtimi i rëndë në gju, mirëpoë në përballjen e vlefshme për FA Cup, ndaj skuadrës së Preston, “ylli” i sulmit ka pësuar një dëmtim tjetër, kësaj radhe në ijë dhe pritet të mbesë jashtë deri më 26 janar.

Në të tilla rrethena, teknikut, Mauricio Pochettino ka si të vetmin opsion për “majën” e sulmit, të paktën për disa ditë, vetëm Armando Brojën, me “bomberin” nga Malësia e Madhe, që do të jetë titullar fiks, në të paktën 3 sfidat e radhës, dy përballjet e EFL Cup, ndaj Middlesbrough, më 9 e 23 janar, si dhe në atë ndaj Fulham, më 13 janar. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!