Napoli është një hap larg transferimit të Giacomo Raspadorit. Sulmuesi 22-vjeçarë nga drejtuesit shikohet si zëvendësuesi ideal i Dries Mertens.
Sipas mediave italiane marrëveshja mes palëve është arritur, teksa java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për transferimin e sulmuesit në “Maradona”.
Nëse lojtari kalon te Napoli, pritet të firmosë kontratë 5-vjeçare ku do të fitonte 2.5 milionë euro në sezon, thuajse katërfishi i asaj që merr aktualisht te Sassuolo, ndërsa tani pritet akordi mes skuadrave.
Te Sassuolo kërkojnë 30 milionë euro për kartonin e sulmuesit, ndërsa napolitanët shpresojnë që fillimisht të shesin Zielinskin te West Ham dhe më pas të nisin sulmin final për Raspadorin.
Ndërkohë Spalletti duket se i ka gjetur vendin në skemat e tij, pasi synon ta aktivizojë pas shpinës së Osimhen, në rolin e një gjysmë-sulmuesi në skemën 4-2-3-1. /f.a/abcnews.al