Milot Rashica nuk ka përjetuar një moment sezon të mirë. Dështimi i transferimit te Leipzig në minutat e fundit dhe një dëmtim patën ndikim të madh tek anësori nga Vushtrria.
Sulmuesi anësor e mbylli sezonin në Bundesliga me tre gola të shënuar, ndërkohë që luajti 24 ndeshje dhe prej tyre vetëm 14 si titullar.
Tashmë që Werder Bremen ka rënë në Bundesliga 2, Rashica pritet që të ndryshojë skuadër. Normalisht klubet që e duan duhet të paguajnë.
Gazetari i Goal, Ronan Murphy, raporton se kanë nisur bisedimet që Rashica të transferohet tek Eintracht Frankfurt.
Në të shkuarën me skuadrën gjermanë janë aktivizuar edhe lojtarë të kombëtares shqiptare, si Ervin Skela dhe Mehmet Dragusha. / abcnews.al
Eintracht Frankfurt have begun talks to sign Milot Rashica from Werder Bremen, according to Sport Bild. #SGE #SVW
— Ronan Murphy (@swearimnotpaul) June 4, 2021