Rashica konfirmon bisedimet, largimi nga Werder çështje kohe

schedule15:57 - 12 Korrik, 2020

schedule 15:57 - 12 Korrik, 2020

Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremen dhe kjo është konfirmuar edhe nga Frank Baumann, drejtori sportiv i klubit gjerman. “Përfundimisht ka lëvizje për shërbimet e Milot Rashicës. Jemi në bisedime me një klub dhe duhet të supozojmë se ai nuk do të luajë me ne sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi nuk do ta shesim nën vlerën e tij. Askush nuk është në shitje, por një ose dy titullarë do të largohen”, shprehej Baumann dy ditë më parë. Tani në lidhje me të ardhmen ka folur edhe vetë Rashica, i cili është nën kontratë me Werder Bremen.

Ai flet për sezonin jo të mirë që pati skuadra e tij dhe në lidhje me ofertat: “Nuk kishim një sezon të mirë me Werder Bremen. Në fund ia arritëm qëllimit të qëndronim në Bundesliga. Kam dhe dy vite kontratë, por menaxheri im po bisedon me disa klube. Nëse gjejmë diçka të mirë dhe mund të lëviz.

Për momentin më duhet të them se jam ende pjesë e Werderit. Nuk kam diçka konkrete që të them. Jemi në pritje, në bisedime dhe besoj se shumë shpejt do të merret vesh dhe e ardhmja ime”, ka thënë Rashica në emisionin “Një kafe me Labin”, që transmetohet në KTV. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!