Rasëll Uestbruk, tani një legjendë

schedule16:33 - 14 Mars, 2018

schedule 16:33 - 14 Mars, 2018

Rasëll Uestbruk vazhdon ta tregojë veten si një nga lojtarët më të mirë të basketbollit amerikan. Në fitoren e Oklahomës në fushën e Feniksit, ai realizoi një arritje të rëndësishme në karrierë

Ndër lojtarët që ende luajnë, është numri 1 në këtë statistikë.

Jo vetëm kaq, por Rasëll Uestbruk arriti shifrën simbolike 100 për tripëll dabëllat e realizuar në karrierë.
Ylli i Oklahomës e pati këtë shkëlqim të fundit në fitoren e arritur në fushën e Feniksit, pasi shënoi 32 pikë, kapi 10 topa në tabela dhe shërbeu 12 asistë.

Basketbollisti me numrin 0 është vetëm i katërti që arrin në 100 tripëll dabëlla, ndërsa më parë këtë e kanë bërë Oskar Robertson, Mexhik Xhonson e Xhejzën Kid.

Në moshën 29-vjeçare, ai i ka të gjitha mundësitë që të kalojë Kidin dhe Xhonsonin, ndërsa 181 tripëll dabëllat e Robertsonit janë diçka më e vështirë për t’u arritur.

Uestbruk u bë vjet i dyti lojtar në historinë NBA-së që përfundon një sezon me mesatare tripëll dabëlli, ndërsa theu rekordin e Robertsonit duke realizuar 42 të tillë në një edicion.

Kapitenit iu deshën 736 ndeshje për të mbërritur në 100, dhe vetëm Roberton e Xhonson ia kanë dalë më shpejt sesa ai.
Falë paraqitjes së shkëlqyer të yllit të saj kryesor, Oklahoma fitoi jashtë fushe me rezultatin 119-107, duke përmbysur dizavantazhin në pjesën e katërt.

Kjo edhe pse lojtari qendër Stiven Adams nuk luajti fare, ndërsa Pol Xhorxh u dëmtua dhe nuk ishte në fushë në 12 minutat e fundit.
Oklahoma mbetet në vendin e katërt në Konferencën Perëndimore, duke qenë në pozita të mira për plej ofin që fillon menjëherë pas sezonit të rregullt./abcnews.al