Raportoi se e kishin rrahur disa huliganë, portieri polak ishte bërë për “spital” nga ish-partnerja

schedule11:09 - 30 Gusht, 2023

schedule 11:09 - 30 Gusht, 2023

Portieri 20-vjeçar i klubit Puszcza Niepolomice, i ka vënë flakën mediave polake me historinë e tij.

Komar kishte raportuar para disa kohësh se ishte rrahur brutalisht nga disa huliganë në një festë lokale. Siopas raportimeve fillestare, Komar vitin e kaluar pati një paraqitje të tmerrshme në play off e promovimit, duke i mohuar klubit ëndrrën e rikthimit dhe për shkak të kësaj, thuhej se disa huliganë e kishin përndjekur deri në festival dhe e sulmuan, duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Megjithatë, faktet kanë ndryshuar pasi policia vendase që në momentin e parë nuk ishte e bindur se ky ishte një akt nga tifozët.

Ditën e djeshme, herët në mëngjes, policia polake vendase ka dalë me deklaratë duke treguar detajet reale se çfarë kishte ndodhur.

“Komar u rrah brutalisht nga ish-partnerja e tij, e cila e njohu në turmën e festivalit dhe nisi një sherr. Komar ka përfunduar në spital me krahun dhe nofullën e thyer. Portieri thjesht ka sajuar historinë se dhunës nga tifozët”, shkruante policia./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!