Raporti vjetori i Prokurorisë së Përgjithshme, Çela: Numri i çështjeve të dërguara në gjykatë rritet me 16 përqind

schedule12:36 - 3 Korrik, 2023

schedule 12:36 - 3 Korrik, 2023

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në seancën e sotme plenare ka dhënë detaje në lidhje me raportin e punës së këtij institucioni gjatë këtij viti.

Çela në fjalën e tij është shprehur se ka një rritje konstante përsa i përket personave të dënuar.

Ai ka dhënë detaje persa i përket zhvillimit të hetimeve në lidhje me çështje të ndryshme penale, përfshirë krimin e organizuar, dhunën në familje, kultivimin e lëndëve narkotike apo shpërdorim të detyrës.

Sipas kryeprokurorit krahasuar me një vit më parë ka një rritje në shqyrtimin për të gjithë këto çështje.

“Gjatë vitit 2022 janë çuar në gjykatë për pushim 5440 çështje, ku krahasuar me një vit më parë ka një rritje prej 16 %, prej të cilave 41.9 % janë pushuar për mungesë fakti. Nga këto të dhëna rezulton se për 140 dosje, gjykata ka kërkuar sërish hetim.  Është vendosur pushimi i hetimeve për 7762 procedimi, me një ulje prej 12.43 % të çështjeve krahasuar me një vit më parë, në tre vitet e fundit ka një rritje konstante të të pandehurve me arsim të me arsim të mesëm, nga 40-44 % ka një ulje të atyre me arsim 8 vjeçar nga 51 deri në 44/2%, dhe ka një ulje të të pandehurve pa punë.  Sipas të dhënëve rezulton se janë dënuar mbi 10 mijë të pandehur për 217 të pandehur është dhënë vendimi të pafajshëm. 

Prokurorët në juridiksion të ndryshëm në bashkëpunim me policinë gjyqësore dhe policinë e shtetit kanë rritur rolin e hetimeve aktive në çështjet pro aktive, për veprat penale të korrupsionit apo që lidhen me detyrën që kanë çuar në arrestimin e 58 persona të dyshuarve apo kryerjen e veprave penale në kompetencë të këtyre prokurorive, krahasuar me 2021 kemi një rritje prej 45% të këtyre personave të arrestuar.

Për prodhim dhe shitje narkotikësh ndjekja penale ka rezultuar e suksesshme ka një tendencë në ulje për këto vepra penale, ku veçohet prokuroria Shkodër, ku kemi një ulje prej 22% të rasteve, kemi ulje në Vlorë me 62% dhe në Krujë me 52%. Këto janë dhe zonat më problematike.

Dhuna në familje evidenton se kërkesat e prokurorit janë të ashpra ku 87 % janë në arrest, 12.8 % në arrest shtëpie. Rritja e efiçencës me ndërkombëtarët për pastrimin e parave është objektiv profesional. Në këtë drejtim Shqipëria ka arritur që të hartojë planin për adresimin e të gjithë mangësive”, ka thënë Çela.

Ndër të tjera ai ka dhënë detaje dhe përsa i përket regjistrimit dhe shqyrtimit të veprave penale për pastrimin e parave dhe për sekuestro ndaj pasurisë së vendosur në mënyrë të paligjshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!