TIRANË- Kryetari i SPAK Altin Dumani ka prezantuar raportin e punës vjetore të institucionet që drejton para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ai tregoi problematikat kryesore, me të cilat është përballur institucioni gjatë vitit 2024.
“Vihet re rënia e kallëzimeve nga Policia e Shtetit. SPAK ka akses në 90 baza shtetërore. Problematika e parë që ka, është presioni i jashtëm ndaj institucionit.
Mungesa e statusit të prokurorëve. Ka numër të ulët të referimeve nga institucionet publike për rastet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Problem mbetet mosekstradimi i shqiptarëve që janë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Janë shtuar rastet kur kërkohet ekstradimit i shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ai./abcnews.al