Raporti: Trump ka llogari bankare në Kinë, ka paguar rreth 200 mijë dollarë taksa

schedule15:55 - 21 Tetor, 2020

schedule 15:55 - 21 Tetor, 2020

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka një llogari bankare në Pekin, sipas një raporti që mund të minojë pretendimin e fushatës elektorale të presidentit se ai është treguar i ashpër me Pekinin.

Sipas raportit të New York Times, Trump ka në Kinë një llogari bankare me të cilën në periudhën 2013 – 2015 i ka paguar qeverisë armike të Kinës shumën e rreth 189 mijë dollarëve. Është e njëjta periudhë kohe në të cilën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Trump ka paguar shumë pak për taksat në vendlindje.

Nga dokumentet e publikuara rezulton se Kina është vetëm një nga tre vendet e huaja – së bashku me Britaninë e Madhe dhe Irlandën, në të cilin presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një llogari bankare. Për një person si Trump, i cili shpesh ka përsëritur se nëse do të fitonte rivali i tij do e shiste vendin tek Kina komuniste, këto publikime janë një goditje e fortë.

Ka shumë detaje në këtë çështje. Punët e Trump si biznesmen janë plot marrëveshje financiare jashtë vendit, për një dekadë është përpjekur të bëjë biznes pa sukses dhe të realizojë projekte me biznese të Pekinit; ka drejtuar një zyrë në Kinë dhe gjatë fushatës së tij të parë elektorale 2015-2016 dhe kishte një bashkëpunim me një shoqëri të rëndësishme kineze të kontrolluar nga qeveria e Pekinit.

Llogaritë bankare jashtë vendit të presidentit amerikan nuk rezultojnë në deklaratat financiare publike të tij, aty ku duhet të rendisë pasurinë personale, pasi janë nën emrin e një shoqërie dhe jo të një individi të vetëm. Regjistrat e taksave nuk përfshijnë detaje rreth sasisë së parave nëpërmjet llogarive jashtë vendit dhe pse një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet amerikane. Llogaritë bankare në Irlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar kontrollohen nga shoqëri që menaxhojnë fushat e golfit të Trump në Skoci e Irlandë./abcnews.al