“Raporti Shqipëri-Turqi”, Spahiu: Ideja kombëtare shqiptare bazohej mbi etninë, ndryshonte nga ideja kombëtare turke

schedule22:25 - 10 Mars, 2020

schedule 22:25 - 10 Mars, 2020

Profesori Nexhmedin Spahiu nga Provokacija këtë të martë ka komentuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë që në kohën e Mesjetës.

Spahiu është shprehur se shqiptarët dhe turqit kanë pasur pëplasje në krijimin e idesë kombëtare turke dhe shqiptare kanë qenë shqiptarët myslimanë.

Ndër të tjera ai është shprehur se ideja kombëtare shqiptare ndryshonte nga ajo turke, pasi kjo e fundit kishte si synim që të gjithë myslimanët e perandorisë të krijonin një komb, ndërkohë që ideja kombëtare shqiptare ishte e një natyre krejt të kundërt.

Pjesë nga biseda:

Mua më integron raporti Turqi-Shqipërine, turqit i kemi aleat strategjik kushdo qoftë në krye ne ato i kemi aleat. Por nëse hedhim vështrimin në histori ka shuëmë njerëz që mendojnë se turqin e kanë penalizuar shumë kauzën e kombit shqiptar edhe për pushtimin e gjatë, por sidomos në momentet e fundit kur po largoheshin nga Rumelia nga Evropa një tezë është se ato ishin antishqiptarët më të mëdhen ndërsa teza jote është që ato na kanë ndihmuar.

Çështje e vërteta ideja kombëtare turke dhe ajo shqiptare janë ndeshur për një periudhë të caktuar. Idetë kombëtare turke fillojnë nga viti 1839 por sidomos forcohen pas luftës së krimesë në vitet 1853-56’ përfundimi i kësaj kur anglezët dhe francezët ndihmuan Perandorinë Osmane dhe futën dhe ndikimin e revolucionit francez këtu idetë kombëtare turke filluan që të zhvilloheshin.

Ti mendon se ishte lëvizja turke që i inspiroi dhe sendimentet kombëtare te shqiptarët?

Natyra e kombit turk është një komb multietnik dhe monofetar, po të jesh komb turk janë shtetasit e Turqisë që kanë besim fetar mysliman pa marrë parasysh se çfarë etnie i takon, është turk, boshnjak, grek mysliman, shqiptar, serb mysliman etj. Ideja kombëtare turke kishte si synim që të gjithë myslimanët e perandorisë të krijonin një komb, ndërkohë që ideja kombëtare shqiptare ishte e një natyre krejt të kundërt ishte mbi bazën e etnisë, multivetare dhe mono etnike. Mes idesë kombëtare turke dhe asaj shqiptare ishte ajo për shqiptarët myslimanë, siç ishte mdhe ideja mes isdesë kombëtare greke dhe asaj shqiptare për shqiptarët ortodoksë.

Si na ndihmuan turqit ne?

Ne momentin që ato e panë se po e humbin pjesën evropiane të perandorisë filluan që të ndihojnë Ismail Qemalin në betejën e pavarsisë. Qeveria Osmane jep udhëzim që të ndihmojnë Ismail Qemalin për shpalljen e pavarsisë.

Prania osmane në Shqipëri bëri që vendi të kalonte nga një qytetërim në tjetrin. Këtë ndryshim kampesh mendon se do të ketë impakt përjetësisht në botën shqiptare ka ndodhur për mirë apo për keq?

Qytetërimi bizantim na solli ortodoksinë, ai romak na solli katolicizmin ndërsa ai Osman na solli islamin. Këto janë vlera qytetare dhe në shekullin e XXI Nuk mund të diskutojmë për vlerat mesjetare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!