Linja e Departamentit Amerikan te Shtetit ndaj non gratave nuk ndryshon as me administratën e re.
Sali Berisha ka marrë shuplakën e dytë pas Juri Kim.
Një raporti i ri i Dash për pastrimin e parave, vlerëson punë e Spak në këtë sektor, por vecanërisht përmenden akuzat e ngritura të Prokurorisë ndaj Sali Berishës non grata si një sukses.
“Në shtator 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të emëruarin sipas “Aktit të Aprovimeve për Operacionet e Jashtme dhe Programet e Ndërlidhura të Departamentit të Shtetit, 2021”, neni 7031(c), Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare që përfitonin interesat e familjes së tij. SPAK gjithashtu akuzoi dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe pjesën e dhëndrit në kompani të lidhura me korrupsionin”
Emri i Sali Berishës nga raportet e DASH nuk ikën, ashtu si nuk po ikën as non grata e tij. Festa 5 muaj më parë i shkoi kot, ndërsa mund te ngushëllohet me binjakun e tij serb Dodik./abcnews.al