Agjencia e Mbikqyrjes Policore, ish SHÇBA gjatë muajit shkurt i ka kërkuar prokurorisë që të hetoje 19 punonjës të Policisë së Shtetit, për një efektiv të Gardës së Republikës, si dhe për 14 qytetar për vepra të ndryshme penale. Gjithsej janë bërë 10 referime.
Në raportin mujor të këtij institucioni thuhet se të arrestuar në flagrancë gjatë muajit të kaluar ishin 4 punonjës policie, një i Gardës dhe 7 qytetarë. Ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim.
Gjithsej kjo Agjenci ka trajtuar 208 ankesa. Numrin më të lartë të tyre e mban struktura e Rendit dhe Sigurisë Publike, me 89 ankesa. Pasohet nga Policia Rrugore me 64 ankesa, 43 të tjera për Hetimin e Krimit, 3 ankesa për strukturën e Burimeve Njerëzore, 8 për Kufirin dhe Migracionit, si dhe një ankesë për strukturën e Gardës së Republikës.
Pranë kësaj Agjencie janë kryer në total 352 telefonata. Kryesisht, ankesat e bëra për punonjësit e policisë kanë qenë për mosveprime, veprime arbuitrare dhe shpërdorim detyre. /abcnews.al/