Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Raporti i ODIHR për zgjedhjet/ “Ishin konkuruese, por pati në disa raste pretendime për shkelje”

schedule15:03 - 23 Tetor, 2025

schedule 15:03 - 23 Tetor, 2025

OSBE-ODHIR ka publikuar raportin me gjetjet final të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në tërësi raporti thotë se fushata u zhvillua e qetë por polarizimi citohet nuk u shmang.

“Zgjedhjet parlamentare u zhvilluan në një mjedis politik shumë të polarizuar” 

Megjithatë shqiptarët, sipas OSBE- Odihr patën mundësi zgjedhjeje mes disa alternativave më 11 maj.

“Ndërsa konkurrentët bënë fushatë lirisht dhe votuesit kishin mundësi zgjedhjeje midis alternativave politike, fusha e lojës ishte e pabarabartë, me partinë në pushtet që përfitonte nga përdorimi i burimeve administrative dhe ndikimit institucional” 

Për ditën e zgjedhjeve raportin thotë: 

“Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe transparente, por në shumë vende nuk u respektuan procedurat gjatë hapjes dhe votimit, me disa raportime për frikësim dhe nxitje të votuesve. Në përgjithësi, vëzhguesit patën akses të mjaftueshëm për të vëzhguar të gjithë procesin” 

Në raport përmenden dhe akuzat për patonazhistët.

“Shumë bashkëbisedues të (monitoruesit vendor zonal) MVZ-së të ODIHR-it ngritën shqetësime në lidhje me ndikimin e rrjeteve të patronazhit në të gjithë vendin, duke pretenduar se premtimet për punësim publik në të ardhmen, favore administrative, përfitime sociale dhe leje u përdorën si një levë për të siguruar vota”

Edhe procesin e votimit u vlerësua i qetë në shumicën e rasteve, ndërsa citon edhe futjen për herë të parë të votimit nga jashtë, që është parë si një momet i rëndësishëm.

Por sërish rekomandimet e hershme thekson raporti mbeten të patrajtuara, vecanarisht ai I depolitizimit të adfministratës në nivelet e ulëta.

“Për të siguruar stabilitetin e administratës zgjedhore, duhet t’i kushtohet vëmendje depolitizimit të procedurës së emërimit të administratës zgjedhore të nivelit më të ulët, duke kufizuar gjithashtu zëvendësimet arbitrare dhe të minutës së fundit të anëtarëve të komisionit”.

Partive politike u rekomandohet gjithashtu që të shmangin ndryshimet ligjore në afatet limit, duke theksuar se çdo ndryshim duhet të kryhet në kohë.

“Kuadri ligjor zgjedhor duhet të reformohet në mënyrë gjithëpërfshirëse përmes një procesi konsultativ gjithëpërfshirës shumë kohë para zgjedhjeve të ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira”

Teknologjia në zgjedhje ishte një tjetër çështje që përmendet në raport. Këtu osbe odihr këkron që vendimet për përdorimin e reknplogjisë ti përbahen ligjit dhe jo të merren si përgjigje e presionit politik.

“Nëse në të ardhmen merret në konsideratë zgjerimi i votimit elektronik, atëherë përdorimi i teknologjive të votimit duhet të menaxhohet në një mënyrë gjithëpërfshirëse, transparente dhe të integruar”

OSBE-Odihr i rekomandon dhe KQZ-së se duhet të ndërmarrë hapa për të parandaluar ndikimin e padrejtë mbi votuesit në qendrat e votimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!