Raporti: OBSH duhet të kishte reaguar më parë, mund të ishte parandaluar pandemia Covid-19

schedule14:00 - 13 Maj, 2021

schedule 14:00 - 13 Maj, 2021

Bota mund të kishte parandaluar pandeminë nëse do të kishte vepruar më shpejt, sipas një  paneli të pavarur për Gatishmërinë dhe Reagimin ndaj Pandemisë, i kryesuar nga ish-Kryeministrja e Zelandës së Re Helen Clark dhe ish Presidenti i Liberisë Ellen Johnson Sirleaf.

Në një konferencë shtypi të mërkurën, Sirleaf tha:

“Kjo është një katastrofë e vazhdueshme që ne besojmë se mund të ishte parandaluar. Provat tregojnë se një shpërthim shkaktoi atë që quhet pandemi për shkak të dështimeve, boshllëqeve dhe vonesave në gatishmëri dhe reagim.  Kjo ishte pjesërisht për shkak të një dështimi për të mësuar nga e kaluara “.

Paneli zbuloi se OBSH duhet të kishte shpallur  emergjencën  më shpejt dhe se tani nevojiten veprime urgjente për të parandaluar një pandemi të radhës. Raporti gjithashtu thekson se sistemet aktuale kombëtare dhe ndërkombëtare nuk ishin “të përshtatshme për të mbrojtur njerëzit nga COVID-19” .

Paneli i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të përgatitet për një shpërthim të ardhshëm dhe të parandalojë që ai shpërthim  të shndërrohet në një pandemi duke rekomanduar reforma të tilla si: Vendosja e një sistemi të ri global për mbikëqyrje i bazuar në transparencën e plotë.

Ky sistem do t’i siguronte OBSH-së autoritetin për të publikuar informacion në lidhje me shpërthimet me potencial pandemik në mënyrë të menjëhershme, pa pasur nevojë të kërkojë miratim dhe të dërgojë ekspertë për të hetuar shpërthimet.

Gjithashtu të gjitha qeveritë duhet të investojnë në gatishmërinë kombëtare pasi do të jetë tepër vonë kur të ndodhë kriza e ardhshme e shëndetit publik./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!