Raporti i Venecias për emërimet në Kushtetuese, Bardhi: Konfirmoi zero shkelje nga presidenti

schedule20:06 - 19 Qershor, 2020

schedule 20:06 - 19 Qershor, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka përshëndetur vendimin e Komisionit të Venecias lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Bardhi thotë se ky raport konfirmoi zero shkelje të Kushtetutës nga presidenti i Republikës në betejën kundër kapjes së GJK.

“Përshëndes vendimin e Komisionit të Venecias që vulosi sot se regjimi në ikje i Edi Ramës tentoi të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se ka zero shkelje të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës në betejën legjitime kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese.

Kjo është një tjetër provë sesi Edi Rama ka vetëm një strategji me drejtësinë: ose ta kapë, ose ta bllokojë. Bërja sa më parë funksionale e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, por edhe 1 nga 15 kushtet për fillimin e negociatave me BE”, shkruan Bardhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!