Raporti i studiuesve federal: Moderna dhe Pfizer-BioNTech, shumë efektive në të gjithë botën

schedule19:27 - 29 Mars, 2021

schedule 19:27 - 29 Mars, 2021

Vaksinat e koronavirusit të  prodhuara nga Moderna dhe Pfizer-BioNTech kanë dhënë rezultate shumë efikase në parandalimin e infeksioneve të covid-19, simptomatike dhe asimptomatike në të gjithë botën. Lajmi është publikuar në raportin e fundit të studiuesve federal në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Ashtu siç ishte raportuar në provat klinike, në vaksinimin me dy doza arrin të parandalojë 90% të infeksioneve. Ndërsa një dozë e vetme parandalon 80%.

Megjithatë sigurisë tek personat e vaksinuar, ka pasur debate nëse ata ende mund të marrin infeksione asimptomatike dhe të transmetojnë virusin te të tjerët. Studimi në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, sugjeroi që meqë infeksionet ishin kaq të rralla, transmetimi ka të ngjarë të jetë i rrallë.

Ekziston gjithashtu shqetësimi se variantet mund t’i bëjnë vaksinat më pak efektive. Rezultatet e studimit nuk e konfirmojnë këtë. Variantet shqetësuese qarkullonin gjatë kohës së studimit – nga 14 dhjetor 2020 deri më 13 mars 2021 – megjithatë vaksinat ende siguronin një mbrojtje të fuqishme. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!