“Në 2024 u sekuestruan asete në vlerë 6.5 milionë euro”/ SPAK: Presione kriminale dhe mediatike

schedule15:58 - 2 Prill, 2025

schedule 15:58 - 2 Prill, 2025

Problemi kryesor i Prokurorisë së Posaçme është presioni në rritje ndaj punës së saj kundër krimit dhe korrupsionit. Presion që sipas SPAK, vjen nga radhët e politikës, nga grupet kriminale, por edhe nga grupet mediatike. Në raportin vjetor, tashme dorezuar kuvendit thuhet se, ky presion cënon punën e prokurorisë si dhe integritetin e prokurorëve të posaçëm.

“Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politike dhe mediatik, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu, integritetin e prokurorëve dhe te procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje per prokurorët në çeshtje të ndjeshme, nevojitet një reagim me i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK.”

Gjithashtu një tjetër problematike sipas SPAK është numri i ulët i referimeve nga institucionet publike, përfshirë policinë e shtetit në lidhje me veprat penale në kuadër të korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke lene te kuptohet rritjen e mosbashkepunimit prej tyre. Paralelisht ka rritje te besimit të qyetatrve, referuar numrit më të madh të kallëzimeve të rregjistruara në prokurori.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur një qasje aktive duke hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë vitit 2024, rezultojnë ish – 33 zyrtarë të lartë nën hetim, mes të cilëve ish-kryeministri Sali Berisha, ish-kryetari i kuvendit Ilir Meta, ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj apo edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj si dhe deputete apo ish deputet dhe gjyqtare e prokurore.

Ndërsa krimi i organizuar ka marre goditje me eleminimin e 9 grupeve te rrezikshme, por vazhdon te mbetet problematike çështja e mos ekstradimit të shtetasve shqiptar të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

SPAK kërkon nga kuvendi edhe adresimin e problematikave që lidhen me mungesën e këshilltarëve ligjorë si dhe në lidhje me mandatin e prokurorëve të posaçëm që përfundon në harkun e 9 viteve. Edhe kete here kerkojne zgjatjen se paku edhe te nje mandati per ta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!