Presidenti Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të OKB për largimin e shqiptarëve nga vendi.
Organizata e Kombeve të Bashkuara në statistikat e saj për Divizionin e Popullsisë vlerëson se që nga viti 1990 deri në 2020-n, nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë persona. Bëhet fjalë për migracionin neto, që përfshin diferencën mes personave që kthehen dhe atyre që largohen. Sipas OKB, dhe 615 mijë të tjerë në dekadat e ardhshme.
Duke iu referuar këtij raporti, Meta shkruan se “ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.”
Meta në postimin e tij thotë se plotësimi pa vonesë i 15 kushteve “është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane.”
Postimi i plotë:
Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.
Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani!
Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane!
Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës!
Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë! /abcnews.al/