Nga përmbytjet katastrofike në zjarre shkatërruese, vera e vitit 2021 ka sjellë kushte ekstreme të motit kudo në botë.
Kushte të tilla ekstreme dhe lidhja e tyre me ndryshimet klimaterike që po shkaktohen nga njeriun janë thjesht një nga pikat kryesore të një raporti të publikuar të hënën nga Paneli Ndërqeveritar i OKB -së për Ndryshimet Klimatike (IPCC).
I përgatitur nga më shumë se 230 shkencëtarë nga vende nga e gjithë bota, ky është raporti më i rëndësishëm i publikuar në vite nga komuniteti ndërkombëtar shkencor.
Raporti është një sintezë e punës nga mbi 14,000 citime kërkimore. Në fakt bëhet fjalë për një enciklopedi të shkencës klimatike – një përmbledhje e konsensusit më të fundit shkencor mbi ndryshimet klimatike dhe atë që parashikon e ardhmja, përmes përdorimit të modeleve të sofistikuara të klimës dhe njohjes së kushteve të kaluara.
Ky raport sjell një përditësim sesi klima e Tokës dhe kuptimi ynë për të kanë ndryshuar që nga raporti i fundit i tillë në 2013.
Pikat kyçe të raportit të IPCC
-Temperatura globale e sipërfaqes së planetit ishte 1.09 °C më e lartë në dekadën mes 2011-2020 sesa mes 1850-1900.
-Pesë vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat që janë regjistruar që nga viti 1850
-Shkalla e fundit e rritjes së nivelit të detit është gati trefishuar në krahasim me 1901-1971
-Ndikimi njerëzor është “me shumë mundësi” (90%) shtytësi kryesor i shkrirjes globale të akullnajave që nga vitet 1990 dhe i uljes së nivelit të akullit në detin Arktik.
-“Është praktikisht e sigurt” se ekstremet e nxehta përfshirë valët e nxehtësisë janë bërë më të shpeshta dhe më intensive që nga vitet 1950, ndërsa ekstremet e ftohta janë bërë më pak të shpeshta dhe më pak të rënda.
Rritja e vazhdueshme e nivelit të detit është e pakthyeshme për shekuj të tërë. s.b/abcnews.al/