Raporti i DASH për Shqipërinë, Malaj: Humbja e kredibilitetit, një nga dobësitë e qeverisë

schedule08:39 - 11 Shtator, 2020

schedule 08:39 - 11 Shtator, 2020

Në ABC-ja e mëngjesit ish-ministri i Financave, Arben Malaj komentoi raportin e DASH i cili e konsideron Shqipërinë vendin më të korruptuar në rajon.

Po ashtu sipas raportit të DASH Shqipëria është cilësuar si një nga vendet e vështira për të bërë biznes.

Malaj theksoi se qeveria nuk ka reaguar për këtë situatë duke e vlerësuar si një qëndrim jonormal, ndërsa shtoi se humbja e kredibilitetit është një nga dobësitë më të mëdha të qeverisë së kryeministrit Rama.

“Mbetet shqetësues qëndrimi i kryeministrit dhe ndërsa shprehet se ndjehet i lodhur nga donatorët. Kryeministri është lodhur sepse donatorët në momentin që duan të japin para, bëhen pjesë e procesit përzgjedhës. Është e pashpjegueshme që Shqipëria nuk ka përfituar asnjë mundësi nga projektet që vijnë nga Konferenca e Berlinit. Ekonomia nuk rritet me shpenzimet që bëjmë, por kërkon më shumë investim. Kërkon që individët të mos jenë gjithmonë të pasigurte. Unë mendoj se qeveria Rama është në një dështim të suksesshëm dhe me disa politika të paarsyeshme”, tha Malaj.

Pjesë nga intervista

“Nuk është normale që pas një raporti të tillë qeveria të mos reagojë. Shqipëria ka nevojë të ketë sa më shumë investime të huaja, që janë para që do të hidhen në ekonomi. Raporti thekson që ka investitorë amerikanë që janë larguar. Po ashtu qeveria amerikane ka një model të veçantë në luftën kundër korrupsionit që i penalizon kompanitë amerikanë, të bëjnë korrupsion edhe jashtë territorit të saj.

Lexo edhe: “I besoj të rinjve të vendit tim”, Malaj për kazinotë: Shqetësues përqendrimi i pushtetit në pak kompani

Konkluzioni që në çdo rast përballen me një presion korruptim, po ashtu një tjetër faktor është se partneritetet publike private kanë eliminuar konkurrencën. Është konkluduar se në vendet me institucione të dobëta, siç jemi klasifikuar edhe ne, këshilla e mirë për të dalë nga kriza e pandemisë për të investuar në infrastrukturë, në vende me qeverisje të dobët është risku që  30-50% i investimeve nëpërmjet PPP-ve të jetë keqpërdorimi i taksave.  Nëse PPP-të në Shqipëri do të arrijnë 2.5 miliard, këtë nuk e dimë akoma, sepse nuk ka transparencë dhe humbja e kredibilitetit të shifrave është një nga dobësitë më të mëdha të qeverisë së Ramës.

Nëse 2.5 miliard në nivelin më të ulët që thotë FMN, 30% i bie , 750 milion euro dhe me nivelin më të lartë 50% i bie 1.2 miliard euro keqpërdorim. Sikur vetëm në rrugën Milot-Fier që qeveria thotë është 1.2 miliard dhe që BE apo Banka Botërorë thotë se është një kosto jo realiste, vetëm në 1.2 miliard të keqpërdoren 30% i bie 360 milion euro dhe nëse keqpërdoren 50 % i thonë 600 milion euro. Pra konkurrenca ka rënë dhe në këtë mënyrë bie edhe cilësia. Pra mbetet shqetësues qëndrimi i kryeministrit dhe ndërsa shprehet se ndjehet i lodhur nga donatorët. Kryeministri është lodhur sepse donatorët në momentin që duan të japin para, bëhen pjesë e procesit përzgjedhës. Është e pashpjegueshme që Shqipëria nuk ka përfituar asnjë mundësi nga projektet që vijnë nga Konferenca e Berlinit.

Ekonomia nuk rritet me shpenzimet që bëjmë, por kërkon më shumë investim. Kërkon që individët të mos jenë gjithmonë të pasigurte. Unë mendoj se qeveria Rama është në një dështim të suksesshëm dhe me disa politika të paarsyeshme”, tha Malaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!