Raporti i DASH / Kritika për klimën e të bërit biznes: Shqipëria ka potencial të madh ekonomik

schedule14:03 - 27 Korrik, 2023

schedule 14:03 - 27 Korrik, 2023

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e përvitshëm për klimën e investimeve në Shqipëri. Shqipëria ofron një potencial të madh në shumë sektorë të ekonomisë për thithjen e investitorëve të huaj thuhet në raport.

“Si një vend në zhvillim, Shqipëria ofron potencial të madh të pashfrytëzuar për investime të huaja në shumë sektorë duke përfshirë energjinë, turizmin, kujdesin shëndetësor, bujqësinë, naftën dhe minierat, dhe teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK). Në dekadën e fundit, Shqipëria ka tërhequr nivele më të mëdha të investimeve të huaja direkte.”

Por, megjithatë investitorët amerikanë shprehen se duhet ende punë për ta bërë vendin një mjedis të favorshëm të të bërit biznes duke nënvizuar korrupsionin si një ndër shqetësimet kryesore.

“Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, një kuadër ligjor të shëndoshë dhe ka bërë progres në kufizimin e korrupsionit në nivele të ulëta duke dixhitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Megjithatë, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes”, thuhet në raport.

Raporti përmend si problematike edhe mungesën e transparencës, evazionin fiskale dhe flukset e parave të jashtëligjshme duke shtuar se shtrembërojnë konkurrencën. Megjithëse sistemet ligjore dhe rregullatorë janë përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit në raport, rekomandohet më shumë përpjekje nga autoritetet për të minimizuar këto problematika që hasin investitorët e huaj në vend.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!