Raporti i DASH, Hajdarmataj: Nxin Shqipërinë. Balliu: Nuk është i plotë, situata është edhe më e rëndë

schedule21:24 - 14 Prill, 2022

schedule 21:24 - 14 Prill, 2022

Raporti i DASH për Shqipërinë ishte një nga pikat e diskutimit në studion e “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Për të folur për këtë raporti të ftuar ishin ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj,. Botuesi Fahri Balliu si dhe analistët Mentor Nazarko dhe Skënder Minxhozi.

Për ish-deputeten Hajdarmataj raporti i DASH tregon gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet Shqipëria për shkak të keqqeverisjes.

Ndërsa për botuesin Fahri Balliu raporti nuk është i plotë, pasi situata është edhe më e zezë.

Pjesë nga diskutimi:

Hajdarmataj: Nëse ky është një raport copy-paste dhe kjo është situata reale që DASH tregon për Shqipërinë, kjo tregon s Shqipëria është në pikë të hallit në këto vite të paktën nën qeverisjen e Ramës. Të gjithë duhet të jemi të shqetësuar se si po drejtohet ky vend, me të gjitha problemet që ne kemi me humbjen e shpresës së të rinjve. Absolutisht DASH këtë b ën çdo vit dhe Shqipëria ka bërë regres jo progres., të gjithë duhet të kthejmë sytë nga opozita.

Balliu: Se çfarë thotë ai s’ka asnjë vlerë. Raporti i DASH është një raport minimumi i korrektës për këtë realitet se po të ishte i thelluar raporti duhet të ishte më i zi se kaq. Vetëm çështja e incenatorëve që përbën grupin më të madh në Europë, raportim mund të thellohet akoma. Nëse ky realitet ka një organizatë kaq kriminale, që marrin para nëpërmjet bankave, 2-3 persona që janë në kërkim, ne paguajmë akoma njerëzit që janë në kërkim. Edhe regjizorët e Hollivudit kësaj nuk i bëjnë dot asgjë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!